M. Nano: T. Papavrami e A. Sala nuk janë si ata [Sabiani, Elvana, Bleona, Genta, Greta etj] që pozicionohen për hononaret e koncerteve të Berishës

Postuar në 22 Qershor, 2013 05:38

Në një shkrim të sotëm te Shqip, Mustafa Nano merr në optikën e tij marrëdhëniet e personaliteteve artistike me politikën. Ai, bën një paralele mes “djallëzisë” së PD për të tërhequr në vorbullën e fushatës Elhaida Danin, fill pas suksesit të saj në The Voice of Italy dhe Anri Salës e Tedi Papavramit, për të cilët Nano vëren “një mobilizim internautësh dhe tek-tuk kolumnistësh gazetash, për t’iu derdhur në mënyrë harbute [Tedi Papavramit e Anri Salës], ngaqë këta të dy kanë vendosur të mbajnë anë në këtë garë elektorale”

Për telefonatën e Berishës me Elhaidën, pompuar fort nga qeveria, Nano shkruan se “...gjëja më e palezetshme në atë njoftim, ishte fraza e fundit: Elhaida i uroi suksese Kryeministrit. Është një gjest i lig që këtë frazë të pafajshme, që me siguri është thënë prej saj në atë bisedë (është thënë si një urim cliché, që në shqip bëhet nga të gjithë. “Suksese!”, themi ne vend e pa vend), ta shndërrosh në një mesazh elektoral.”

Ndërsa për Papavramin dhe Salën, shkruan se “...nëse “fusin hundët” në tollovinë politike të Shqipërisë, nuk e bëjnë për një interes banal, nuk e bëjnë për honorare, si ato që marrin këngëtarët shqiptarë që shoqërojnë nëpër tubime Ramën, Metën e Berishën. E bëjnë, sepse kanë bindjen që duhet bërë. Mund të mos biesh dakord me qëndrimin e tyre, bën vaki që ky qëndrim të jetë i gabuar, por qëllimi i tyre është i mirë e i fisëm.”

Nano diferencon pozicionimin e tyre, sepse “Papavrami e Sala janë artistë, por nga ana tjetër janë dhe njerëz që, në ndryshim nga Sabiani, Elvana, Bleona, Genta, Greta etj., kanë edhe kokëçarje të natyrës publike, sociale, civike, politike, kulturore, globale etj. (...) kush i njeh e di mirë se ata janë kureshtarë, të etur për dije, lexojnë, informohen, kanë një optikë të tyren për gjërat e kësaj bote, kanë qëndrime të tyret mbi vlera, ngjarje, dukuri e zhvillime të caktuara.”

k.c.

(në foto: Tedi Papavrami me Ismail Kadarenë)

E plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/22/nga-elhaida-te-tedi-papavrami-e-anri-sala/

Comments

Submitted by Mika (not verified) on

Anri Sala esgte arrist. O ashtu dhe tedi. Nuk mun te krahaohen me legena si Zelvana katunarja dhe te tjeret.

Submitted by Anonim (not verified) on

O Muco e Koloreto,

nga e dini qe keta artistet e Edvinit nuk paguhen? Dhe qe kur kemi ngelur tek perkrahja nga artistet? PS-se nuk i duhen me artiste se i mjafton ai palloshi qe ka ne krye, i duhen ekonomiste e financiere, i duhen juriste e mjeke, i duhen teknike e te tjere profesioniste. A e kane te qarte per lemshin qe po  u le Berisha? Nuk i dilet ketij lemshi me violinen e Tedit!

Submitted by Dardan (not verified) on

Po, pra, po! PS-se i duhen ekonomiste e financiere, i duhen juriste e mjeke, i duhen teknike e te tjere profesioniste, por per ti sjelle keta duhet te luftojne te gjithe, edhe artistet e krijuesit e medhenj per te permbysur rregjimin gjakatar te sherbetorit me te felliqur te shovinisteve serbo-greke, Sali Berishes. Eshte ky plak djallezor qe, si Kucedra e perrallave, I mban celsat e portave te demokracise ne Shqiperi.

Submitted by ervin (not verified) on

Nje pyetje kam : Nqs do te cohej Mozarti dhe te thoshte te votohet per Berishen sa votues do te nderronin realisht mendje!?

Submitted by A (not verified) on

Shumë 20 vjeçarë trendi, apo njerëz të mykur që votojnë për modë apo luks.

Submitted by Pengje ne politike (not verified) on

Ja, u shfaq edhe Kadarea...!

Po te fitoj Rilindja, kur te jap intervisten e radhes me Blendi fevziun (qe do kete kaluar edhe ai ne anen tjeter!), kadare do te shprehet: Siç u prononcova edhe une e Teddy, kunder regjimit te Berishes...!

Keshtu beri edhe me shokun Enver: sa qe gjalle Udheheqesi/Kumnadari, e nderonte, pastaj ia beri mandaten!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.