Turqia pas protestave – despotizmi ka gjasa të bëhet më i egër

Postuar në 22 Qershor, 2013 09:18

Protestat po shuhen ngadalë në Turqi, gjtihnjë e më pak njerëz rikthehen në Taksim për t’u përleshur me policinë ndërsa sipas Shoqatës turke të Mjekëve së paku 7,000 protestues dhe më shumë se një duzinë gazetarësh të tjerë janë plagosur pasi filloi dhuna. Pesë persona kanë vdekur, disa janë në gjendje kritike.Ndërkohë, ka nisur një gjueti shtrigash për të ashtuquajturit provokatorë. Qindra demonstrues janë arrestuar. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumë janë arrestuar për "krime" të tilla si dërgimi i ushqimit në Parkun Gezi. Janë arrestuar gjithashtu mjekët të cilët mjekuan të plagosurit, avokatët që i mbrojtën ata, si dhe shumë të tjerë që Erdogan i denoncon si pjesë e një komploti global kundër qeverisë së tij.

The Economist raporton se mbështetësit e Erdogan janë verbërisht të dashuruar dhe e adhurojnë atë akoma dhe më shumë pas “dorës së fortë” që shtypi me dhunë protestat.

Ministri i brendshëm, Muamer Guler, planifikon të godasë mediat sociale.Beteja ka lëvizur online, ku armiqtë e perceptuar të Erdoganit po përmbyten me mesazhe kërcënuese. (Vetë korrespondentja e The Economist është sulmuar online si "armene e ndyrë" dhe "prostitutë".) Despotizmi do të forcohet edhe më tej pasi të kalohet një ligj që do t’i japë Agjencisë Kombëtare të spiunazhit fuqi gjithpërfshirëse për të monitoruar qytetarët. Jo se turqit do e marrin vesh: raportimi mbi projekt-ligjit është e ndaluar.

k.c.

(në foto: “njeriu në këmbë” protestues duke qendruar për orë të tëra në këmbë pa lëvizur – besohet se inisiatori i kësaj forme të protestës të jetë koreografi Erdem Gunduz)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ne Stamboll quhen rebela ata qe kundershtojne prishjen e parqeve ne kryeqytet dhe ato qe kerkojne LIRI e DEMOKRACI.</p>

Submitted by Babazula (not verified) on

<p>Pergjigjja e Erdoganit eshte me tolerante gjithsesi se ajo qe u rezervoi amerikaneve te occupywallstreet presidenti Obama. Change, we can</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.