Presidenti takon delegacionin ad-hoc të PE, kryesuar nga Eduard Kukan i cili e kaloi tërë kohën duke e dëgjuar (?)

Presidenti ka takuar sot delegacionin ad-hoc të Parlamentit Europian i kryesuar nga Eduard Kukan. Nëse dikush do donte të dinte se çfarë tha konkretisht zoti Kukan, do ta ketë pak të vështirë pasi në njoftimin në faqen e presidentit (http://www.president.al/?p=9906) flitet vetëm për atë që Presidenti i ka thënë z. Kukan dhe vetëm me 3 rreshta në fund thuhet se: “Zoti Kukan pasi vlerësoi paraqitjen e detajuar të situatës nga Presidenti Nishani garantoi se Parlamenti Europian, delegacioni i të cilit është politikisht shumë i balancuar mbështet, inkurajon dhe ndihmon në vijimësi Shqipërinë në këtë proces shumë të rëndësishëm elektoral, por i mëshoi faktit se faktori bazë mbetet ai shqiptar. Parlamentari europian vlerësoi si shumë të rëndësishme që pas një fushate zgjedhore relativisht të qetë reagimi i forcave politike pas zgjedhjeve mbetet shumë i rëndësishëm për fatin e tyre.”
k.c.
Add new comment