Prishtina raporton ftohtë e në mënyrë të balancuar për zgjedhjet në Shqipëri

Mediat e Prishtinës i kanë bërë jehonë menjëherë pas zgjedhjeve ngjarjeve të kwtushme, por pa ndonjë entusiazëm kushedi se çfarë. Në versionet e tyre online kish lajme të ftohta e të balancuara lidhur me gjendjen në Shqipëri. Gazeta Express binte në sy, pasi ishte “më e etura” për të informuar në detaje. Ajo madje kish detaje më të shumta se shumica e gazetave online të Tiranës. Koha Ditore i referohej sondazhit IPR Marketing, por më shumë raportonte qëndrimet e partive. Vetëm sot në mëngjes, aty flitet për një fitore të së majtës. Zëri e Kosova Sot kanë qenë shumë të përmbajtura e të kursyera (gjithnjë në versionin online). Ndërsa Bota Sot ka në krye të faqes web lajmin, sipas së cilës një kompani amerikane i jep fitoren PD-së dhe Berishës. Portali telegrafi.com, një nga më të përditësuarit në botën shqiptare, nuk është ndalur shumë në ngjarjen politike të Tiranës.
Re.Pu.
Add new comment