Janë numëruar mbi 20% e votave: Duket se fitorja e opozitës nuk mund të çbëhet më

Është bërë numërimi votave i 1200 qëndrave të votimit nga 5508 që janë të gjitha. Janë numëruar pra më shumë se 20% e votave, dhe partite apo edhe aktorë të tjerë mediatikë e publikë janë duke u përpjekur të lexojnë shifrat e para. Një pjesë aktorësh brenda opozitës janë të sigurtë se ky trend që flet për fitoren e opozitës do të mbajë deri në fund. Dhe trend-in ata e lexojnë nga ndarja e mandateve mbi bazën e këtyre rezultateve të marra deri më tani. Dhe këto rezultate na thonë: në Tiranë opozita ka 19 mandate, maxhoranca 13 mandate. Në Shkodër, mandatet ndahen 6 me 5 në favor të opozitës. Në Durrës kemi një rezultat 7 me 6 po në favor të opozitës. E kështu me radhë. Sikur votat e numëruara deri tani të ishin reale e përfundimtare, i bie që maxhoranca e re të ketë 84 deputetë, dhe opozita e re 56 (Fotoja është një diagramë e shqiptares.com).
Por ky është leximi i situatës në një kohë që – përsërisim – janë numëruar thjesht 20% e votave. Nëse do të mbahet ky trend deri në fund, kjo do ishte “too much” edhe për opozitarët më optimistë. Por duket se fitorja e opozitës nuk mund të çbëhet, tanimë.
Re.Pu.
Add new comment