Ministrja italiane jep dorëheqjen; arsyeja, “punë taksash lokale”

Postuar në 24 Qershor, 2013 14:47

 

Shpesh etika dhe morali i politikës italiane nuk konsiderohet “në lartësinë” e asaj europiane. Por ja një motiv “i çuditshëm” dorëheqjeje për botëkuptimin shqiptar. Pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin Enriko Leta, ka dhënë dorëheqjen ministrja italiane e Sporteve, Shanseve të Barabarta dhe Politikave Rinore, Josefa Idem. Ish medalistja olimpike e kanotazhit, gjermane e italianizuar pas martese, prej ditësh ishte në qendër të akuzave për disa taksa lokale të papaguara, lidhur me një palestër në Ravena që ajo e kishte shndërruar në shtëpi banimi duke ia “fshehur” këtë ndryshim komunës. Vetëm pas 50 ditësh pune ministrore, Idem kreu aktin që siç raporton Corriere Della Sera, “e kishte menduar prej kohësh”. Kryeministri Leta deklaroi se kompetencat dhe përgjegjësitë e kësaj ministrie, do t’u shpërndahen dikastereve të tjera.  

 

A.K.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.