Kush janë deputetët me fat të PD-së dhe kandidatët e listës së saj që duhen ngushëlluar? (perditesuar)

Postuar në 25 Qershor, 2013 01:02

Dy të fundit në listën e PD-së për Tiranën që nuk e fitojnë vendin e deputetit janë ish-socialisti Asllan Dogjani, Visar Zhiti, e ndoshta Kastriot Islami. Ndër ata që kanë shpresuar, gjithashtu, por që janë djegur, janë Ilir Rusmali, i 15-i, Tritan Shehu, i 17-i. Në Shkodër, i katërti që fiton vendin është Nard Noka. Digjen pas tij Ndue Paluca, Gjok Uldedaj e Bardh Spahia. Duhet thënë, megjithatë, që Paluca ka ende pak shanse, pasi numërimi s’ka përfunduar. Në Durrës, i pesti që fiton është Oerd Bylykbashi. Digjet Osman Metalla. Në Elbasan fiton për një qime Luciano Boçi, e digjet, ndonëse ka jetuar me shpresa, Dashnor Sula. Në Vlorë, e treta me fat është Liljana Elmazi. Digjet Ardian Kollozi. Ndërsa Lefter Maliqi i Beratit, ai që e priti me këngë e valle Berishën gjatë fushatës, nuk do të jetë më deputet. I dyti, Astrit Veliaj, ka shumë gjasa të mira ta marrë mandatin. Në Fier del për “një fije” Kozma Dashi, dhe digjet për “një fije” Bedri Mihaj. Në Kukës janë me fat tre të parët, ndër të cilët më i njohuri është Flamur Noka. Në Dibër “bixha i ka rënë” Roland Ketës. Është i treti, dhe bëhet deputet. Digjet Ekrem Spahia, që ish i katërti. Në Lezhë bëhet deputet ish-socialisti Gjovalin Kadeli, Aldo Bumçi e Pavlina Hoti. Në Gjirokastër del vetëm Genc Ruli. Digjet, sipas disa gjasash, Spiro Ksera. Në Korçë del i katërti Fatmir Mediu dhe sipas shumë gjasash Gjergji Papa, i pesti. Digjet Fatbardh Kadilli e Leonard Olli.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.