Deklarata surreale e Berishës bërë Kukan-it: Do të njoh zgjedhjet!!!!

Postuar në 25 Qershor, 2013 03:23

Dje, gjatë gjithë ditës, mediat kanë shpërndarë një deklaratë “optimiste” të Edward Kukan-it. Europarlamentari konservator është cituar (dhe është parë në TV)  të ketë thënë, se gjatë bisedës që ka pasur me Berishën në kryeministri, ky i fundit i ka përsëritur 2-3 herë, se “do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”. Duket se Berisha me këtë ka dashur – ndryshe, nuk mund të shpjegohet kjo deklaratë – të qetësojë ata që kanë dyshime se ky mund të mos e pranojë rezultatin. Mirëpo deklarata është surreale. Ky kryeministër ka pasur në dorë të gjithë procesin zgjedhor (dhe KQZ-në që tentoi t’i dilte nga kontrolli, ai e rekuperoi me një goditje të beftë antiligjore, duke shqetësuar dynjanë), dhe tani na jap garanci se do të njohë rezultatin (!!!). Edhe kjo do na duhej neve, që ky t’mos na njihte rezultatin që prodhoi një proces tërësisht i kontrolluar prej tij.

M.N.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;Si mund te mos pranoje rezultatin e zgjedhjeve te cilat i ka pergatitur vete. Pergjigja e Berishes ka qene me hile. Ai duhet te thoshte se &quot;e pranon humbjen&quot;. Kjo eshte pergjigja dhe kete duhet te beje Berisha, sa me shpejt.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E drejte Z.Nano! Mos mundohen e na hutojne me budallalliqe, por te dale e te flas per humbjen, para se te certifikohet rezultati, sic ka bere gjithnje, kur dilte e&nbsp; fliste per fitoren ende pa u hapur kutite!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Gjithmone S. Berisha ka thene qe Edi Rama te njohe rezultatin. Me kete ka dashur te thote: Opozite, njihi zgjedhjet qe t&#39;i vodha une. Po tani? Pse s&#39;po del te shpalle humbjen? Dihet se pse nuk del. Ai gjithmone shpreson ne &quot;mrekullite&quot; qe krijohen/shfaqen, ne permbysjen e rezultatit me force. A nuk ishte Sali Berisha qe tentoi te shtypte popullin me ushtri ne vitin 1997? Ishte ai, por ushtria nuk iu bind dhe u arrit qe te shmangej kasaphana, u minimizuan, aq sa ishte e mundur, humbjet ne njerez.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.