Deputetja Lama atakon Albin Kurtin për çështjen e shamisë dhe fesë në shkolla

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama (e lindur në Krujë, dikur reportere në kanalin televiziv TCH), ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të liderit Albin Kurti, të shprehura së fundi, pro mbajtjes së shamive fetare për femrat në shkolla, apo mësimit të fesë në institucionet arsimore laike. Por diferencat e saj me Kurtin nuk mbarojnë këtu. “Z. Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skënderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama për gazetën Zëri, duke u distancuar haptaz ndaj këtij “pragmatizmi” të Kurtit. A është kjo deklaratë një shpallje divorci, apo ftesë për reflektim, mbetet për t’u parë.
A.K.
Comments
Duket qarte toksina qe ka

Duket qarte toksina qe ka thith ne vendlindje kur ka qene e vogel deputetja Lamaj. I pakan sulmuar Skenderbeun dhe Nan Terezen zonjes. Ty moj zonje po te shkelin me kembe gjakun e fresket te mijra viktimave shkaktuar nga Serbia, po na merakosesh per debatet normale identitare.

#Rilindjegoce#

atakon= SULMON (shqip)

atakon= SULMON (shqip)

Sa shume, shume, shume

Sa shume, shume, shume shpresoj qe ky lajm te jete i vertete.
Kjo zonje ishte si "delja e zeze" e Vetevendosjes. Paramendo, ishte antare e nje organizate aktiviste qe kurre nuk shkonte neper protesta.

O zot, sa budallenj mblidhen

O zot, sa budallenj mblidhen nëpër këto forumet! Kujtdo mund t'i duket vetja si b.th e zgjuar dhe çka prekin, e ndotin.

Add new comment