Ajala bekon fitoren, Rama më herët shpjegoi hapat e parë qeverisës

Postuar në 25 Qershor, 2013 06:08

 

Sekretari i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, uroi Edi Ramën dhe Ilir Metën për fitoren spektakolare në selinë rozë, përpara simpatizantëve që ndërprisnin fjalën e Ajalës e Ramës me duartrokitje. “Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Europën, për tërë familjen tonë socialdemokrate në mbarë botën. Ia drejtoj këto urime edhe zotit Ilir Meta dhe LSI-së. Ky bashkim i fortë i së majtës, sjell një vizion të ri për vendin”, tha Ajala. Më herët, Rama ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle, ku ka shpjeguar hapat e parë të qeverisë së re. “Rendi, ekonomia dhe Gjermania”, mund të përkufizohen përgjigjet e Ramës. Më shkoqur, rivendosja e rendit dhe lufta ndaj krimit, masat për gjendjen ekonomike që e pret vendin pas fashitjes së etheve elektorale, dhe ripërmasimi i marrëdhënieve me Berlinin, lokomotivën e ekonomisë europiane.

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.