Berisha takon Nishanin, pastaj vjen Basha për të pirë një kafe

Takimi që kreu kryeministri në largim Sali Berisha me presidentin Bujar Nishani në selinë e kreut të shtetit paradite, zgjati rreth gjysmë ore, por nuk pati asnjë prononcim. Kjo shfaqje e tërthortë publike nuk e shuan ankthin e demokratëve, që presin se çfarë do të ndodhë. Por edhe më intriguese e bën situatën në gjysmëfushën e rrudhur blu të politikës shqiptare, mbërritje e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në presidencë, menjëherë pas largimit të Berishës. Hamendjet që shpërthyen nëpër studiot televizive, morën një sqarim telefonik nga vetë Basha. Sipas tij, vizita në presidencë ishte thjesht për një kafe. Ndërkaq ende po mungon një dalje zyrtare me zë dhe me figurë nga ana e Berishës, teksa numërimi i votave po i afrohet fundit.
A.K.
Comments
Na e kurseni! Nuk duam me as
<p>Na e kurseni! Nuk duam me as ti shohim surratin e as ti degjojme zerin.</p>
Mos e lodhni shum Nishanin se
<p>Mos e lodhni shum Nishanin se na e gjen noi gje dhe Jozi gati eshte te zbatoj KUSHTETUTEN.Hajde hiqe pastaj!!</p>
Add new comment