Mbyllje dramatike PD-LSI në Kukës, betejë votë më votë

Kandidati Apostol Goci i LSI-së në qarkun e Kukësit deri pak më herët ishte fitues i mandatit të dytë të së majtës në qark, duke e barazuar rezultatin mes palëve në 2 me 2. Po numërohet kutia e fundit, prej nga do të dalë fituesi mes Gocit dhe kandidatit të PD-së Alban Zeneli, që aktualisht tenton t’i afrohet kryesimit. Një garim dramatik, për një qark ku më parë prania e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka rezultuar e mjaftueshme për të nxjerrë deputet. Nëse LSI konfirmohet fituese, efekti i kalimit të kryebashkiakut Hasan Halili nga PD tek partia e Ilir Metës do të rezultojë vendimtar. E kësisoj, PD humbet të vetmin qark ku ishte fituese. Mandati i vetëm i kofirmuar i të majtës në qark, është ai i ish prokurorit Vexhi Muçmata.
Re.Pu.
Add new comment