Ettore Sequi, ambasador i BE-së në Tiranë, merr frymë thellë: Më në fund!...

Megjithëse me një gjuhë të kujdesshme diplomatike, Ettore Sequi, ambasador i BE-së në Tiranë, nuk e ka fshehur dot atë që ka ndjerë pas rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri, frytin e një mundi të gjatë, që i doli më i ëmbël dhe më cilësor seç duhej, në intervistën dhënë mbrëmë Janush Bugajskit në "Albanian Screen" mbi zgjedhjet e 23 qershorit.
Sequi tha se Komisioni Europian do të ketë për çështje orësh një raport të posaçëm për vlerësimin e këtyre zgjedhjeve. “Por paraprakisht do të dëshiroj të theksoj një gjë të veçantë, një element i cili për mua dhe për ne ka një rëndësi tepër të veçantë e cila është pjesëmarrja tejet e lartë e zgjedhësve në Shqipëri. Për këtë arsye unë dua të falenderoj të gjithë zgjedhësit shqiptar, të cilët dolën dhe hodhën votën e tyre sepse kështu ata treguan jo vetëm interesin e tyre të lartë, po dhe besimin që kishin tek procesi. Po ashtu, më lejoni të shtoj dhe një çështje tjetër e cila në këndvështrimin tonë është tejet e rëndësishme. Zgjedhjet janë jo vetëm të rëndësishme për atë se si funksionon një demokraci, në një vend, po në Shqipëri janë tejet të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne vazhdojmë që të shprehim besimin që ne kemi që shqiptarët në të vërtetë meritojnë një proces të mirë. Ne dëshirojmë të shohim në fund të këtij procesi një fitimtar, dhe ky fitimtar të jetë Shqipëria”, ka mbyllur me nota të dukshme të gëzuara intervistën Sequi.
Zh.

Add new comment