Rama ishte paqësor, por … u dërgoi një sinjal “atyre që kanë shkelur ligjet e vendit”

Në fjalën e vet të parë si kryeministër de facto i Shqipërisë, Edi Rama përcolli dy mesazhe që duhen nënvizuar, e që në thelb janë kontradiktore. Në fillim, me pakëz mea culpa, ai i dërgoi Berishës një sinjal mirëkuptimi e empatie: “Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim…. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu.” Dhe në vijim të kësaj, jep një konsideratë për Berishën që do të mbetet në histori: “Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim”.
Pak më tutje, në frymën empatike, ai qetëson dhe njerëz të tjerë në kampin e humbësve: “Asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, … asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar”.
Por në fund është një frazë fare e shkurtër, tek e cila kanë gjetur ngushëllim partizanët e idesë për të ndëshkuar klasën drejtuese që po ikën: “Ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi”.
Re.Pu.
Comments
Si ne kohen e xhaxh(a)it, me

Si ne kohen e xhaxh(a)it, me laps te kuq ne dore te nenvizojme cka thote udheheqesi i madh, qe ndricon si fanar, qe na tregon rrugen e na ngroh si diell ...

Ata qe kane vjedhur, vrare,

Ata qe kane vjedhur, vrare, shitur vendin, - nje dite do t'i paguajne te gjitha. Do apo nuk do Rama. Jane ata qe kane votuar PS-ne qe do te kerkojne drejtesi. Jo hakmarrje, por drejtesi. Shqiperia duhet te marre vleren qe i takon, ajo nuk vlen nje euro dhe nuk eshte mall per tu shitur. Udheheqesi i madh eshte vertet i madh se mposhti kuçedren e Viçidolit, banditet dhe militantet e tij. Se e la pa goje prej 3 ditesh gruan me te keqe te Shqiperise, me gojeshthururen, qe shihte nga brima e çelesit, enderronte si nje pervers se çfare behej nen çarçaf etj etj. Fitorja eshte aq madheshtore sa edhe verbuese per vemjet.

Per Meten e ka pas valle?

Per Meten e ka pas valle?

Qendrim i bukur (po e mbajti

Qendrim i bukur (po e mbajti edhe ma vone). Ky quhet qendrim i qytetnuem, per pqtim dhe per bashkepunim ne te mire te vendit.

Due te shtoj se ne nji koment te shkurt timin para nja nji jave kam pohue se ngjarjet e Turqise do te influencojne ne ramjen e Berishes, sepse Erdogani sot ka hallet e veta dhe nuk ka si mendon edhe per Berishen ("vllain" e tij te pavlere).

Paul harrove qe edi rama

Paul

harrove qe edi rama shkoi e vizitoi erdoganin personalisht ne ankara dhe i dhuroi librin kurban .

Ti Paul ke vetem nje vlere.

Ti Paul ke vetem nje vlere. Po te mos ishe kunder Berishes asnje vlere nuk do kishe.

Tung

Bereçavers! Por ti nuk e

Bereçavers!

Por ti nuk e kupton nji gja, se un jam kundra Berishes pikrisht per ate shkak qe ti nuk e quen VLERE.

Berisha asht turk-osman dhe ka per pejgamer Rexhep Erdoganin. Ky aspekt i Berishes e kethen Shqipnine shekuj mbrapa. Ti Anonim, dhe nuk e kuptoj se pse e quen vehten Aninim, duhet ta kuptosh se pushtimi turk-osman e mori ne qafe kete popull, mbar popullin shqiptar. E degjeneroi (de-generare), pra ia ndrroi sojin ne krahasim me popujt e tjere europian. Shumica e shqiptarve sot jane OsmanMajmuna. Eja ketu ne Prendim dhe shiko diferencen e europianve me shqitart. Kur vijne shqiptart ne Europe, pra kur ndrrojne ambjent, bahen INSANE. Ju qe rrini te gjithe se bashku aty ne te njajtin ambjent nuk ndrroni dhe as qe e kuptoni shkakun e mbrapambetjes suej. Ta tham sinqerisht me vjen shume keq per kete. Shqiptart jane popull energjik dhe i zgjuet, por te programuem keq (si nji PC me program te vjeter). Heqja e Berishes asht pozitive ne kete aspekt. Sa per te tjerat un nuk shpresoj fort kur e marrin pushtetin hajdutat (e filmuem) si dhe aleatet e tyne. Nuk shoh ndonji ndryshim esencial ne drejtimin europian.

S'ka per ti hyre asnje

S'ka per ti hyre asnje gjemb ne kembe Berishes...

ne tiranine post-tiranike, te gjithe veshin kepucet e njeri tjetrit,

qe jane me sholl te trashe, sholle prej lekures se shqiptarit te duruar!

Tashme, kundershtaret e Rames jane brenda Familjes,

jo ne Familjen e Berishes...qe do niset me pushime te gjata!

Add new comment