Eurodeputetët, pas urimit për fitoren, i kërkojnë Ramës dhe Metës të luftojnë menjëherë korrupsionin

Postuar në 26 Qershor, 2013 09:29

Pasi kanë përshëndetur Ramën dhe Metën për fitoren e 23 qershorit, Kryetari i Grupimit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian Hannes Svoboda dhe eurodeputeti Libor Rouçek, janë shprehur se qeveria e re do të trajtojë sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht korrupsionin që është i madh dhe vështirësitë ekonomike. Qeveria e re të angazhohet për avancim në rrugën e integrimit drejt BE-së. Është koha që Shqipëria të pranohet si kandidate dhe vendi të vazhdojë avancimin në rrugën evropiane”.

“Duke ndjekur fitoren e socialisteve, ne shpresojmë për një bashkëpunim të shpejtë me opozitën për të siguruar marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë”, kanë thënë ata.

Eurodeputetët kanë dënuar vrasjen e simpatizantit të LSI-së gjatë ditës së votimeve në qytetin e Laçit.

Zh.

Comments

Submitted by Lymi (not verified) on

Ilir Meta dhe Koco Kokedhima jane figurat me perfekte per te luftuar korrupsionin.

Submitted by Anonim (not verified) on

hahaha. Ose ata jetojne ne " bubble" ose tallen me ne shqiptaret. Meta te Luftoj korrupsionin... Qeverine dhe cdo gje tani ne Shqiperi e ka ne dore Meta... Meta mban qeveri dhe rrezon qeveri po i deshi qefi... Tallen te gjithe me ne shqiptaret keta evropianet... Varja i thone ketij muhabeti- mos shkruani me per keta evropiane te atrofizuar...

Ne vend qe te urojne- ishalla i kane ardhur mendte e nuk vjedh me.... e eshte ngopur me ato qe ka e qe ka investuar ne industrite qe e votuan- fasonet e famshem....

Submitted by Blendi (not verified) on

Lufta kunder korrupsionit ... hmmm ... Rames do t'i duhet permes te tjerave, te coje ne gjykate perseri Meten per korrupsionin e regjistruar me ze e figure ne zyren e Dritan Priftit. Herr Svoboda, kjo nuk do te jete dhe aq e lehte. Megjithate, ti rrofsh qe e permende si teme.

Tung,

Blendi

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Ha ha ha Ilir Meta te luftoje korrupsionin. Hajdutet e LSI vazhdojne punen te pashqetesuar ne qeverine Rama.

Submitted by Daku (not verified) on

Tani na bete per te qeshur! Jo ore, do luftojne korrupsioni keta tipat?

Meta, Nasip Naco, Kokedhima, apo Rama me Koken ? Cili?

Komisioni i luftes ndaj korrupsionit do jete nje spektakel i vertete.

Kurse komisionin per reformen ne drejtesi e kryeson Luiza Xhuvani.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.