Sëpatë mbi Shengen, rishikim marrëveshjes, mund të mbyllen kufijtë për dy vjet

Postuar në 27 Qershor, 2013 00:51

Evropianët e rinj, si nxënësit e shkollave, që e njohin Evropën deri tani vetëm pa trarët e pikave kufitare - ndoshta duhet të mësohen me një realitet tjetër. Parlamenti i Bashkimit Europian ka vendosur që 26 shtete evropiane të cilat kanë hequr vizat me disa shtete të rajonit ballkanik, të lejohen të rikthejnë regjimin e vizave deri në dy vjet në rast nevoje. Shumica në Parlamentin Evropian ka vlerësuar se është e nevojshme një reformë e marrëveshjes Shengen. Ndaj sikurse raporton radio Deutsche Ëelle, ata vendosën që, në raste nevoje, vendet e BE-së do të lejohen në të ardhmen t'i mbyllin kufijtë e tyre deri në dy vjet.

Kjo do të monitorohet nga Komisioni i BE. Sidomos Gjermania luftoi për rregulla të reja për lirinë e udhëtimit, sepse sipas fjalëve të eurodeputetit Manfred Weber, "askush nuk e kishte menduar që ka shtete që nuk arrijnë t'i sigurojnë kufijtë e tyre, si p.sh. Greqia, dhe për shkak të përvojave të tilla kjo gjë duhet rregulluar rishtazi.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.