Rulin e sulmojnë nga Gjirokastra; dhe ai kundërpërgjigjet: “Skena nuk është për spurdhjakë anonimë”

Eksponentët e PD-së po ridalin në skenë. E po thonë fjalët e tyre të para. Dhe mesazhet e tyre ngjajnë si të ishin bërë nga një dorë. Ja mesazhi i Rulit (Genc): “Një falenderim i sinqertë për të gjithë anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit... Ju siguroj të gjithëve se ky nuk është fundi. Këto janë vetëm ditët e para të një fillimi të ri, që duhet ta nisim të gjithë bashkë, me kokën lart.”
Por Ruli ka dhe një mllef për të nxjerrë. Dje ishte një drejtues lokal i PD-së, Roland Bejko, që e bënte Rulin përgjegjës për disfatën e pësuar. Dhe deputeti i vetëm PD-ist i Gjirokastrës përgjigjet: “Kjo është tamam koha kur do të dëgjojmë shumë prononcime sharlatanësh, që fillojnë e nxjerrin kokën në pritje të shpërblimit. Në Gjirokastër e dinë mirë për kë e kam fjalën. Por të paktën t’ua lëmë skenën sharlatanëve të mëdhenj dhe jo spurdhjakëve anonimë.”
Re.Pu.
Add new comment