Servet Pëllumbi mbi fitoren e socialistëve: Dhuratë bujare që do administruar mirë

Postuar në 27 Qershor, 2013 05:49

Profesori, i cili e ka mbështetur afrimin e LSI-së në koalicionin opozitar, shprehet se këtë radhë e majta diti të dalë mbi të shkuarën dhe të ndërtojë një alternativë solide. “E majta diti të bëjë një koalicion më solid dhe më bindës. Qeveria nuk diti të japë llogari për mosmbajtjen e premtimeve të saj, sulmoi në mënyrë personale opozitën dhe kryetarin e saj Edi Rama, duke menduar se me këtë strategji do të marrë një mandat të tretë, por që rezultoi e dështuar. Duket se populli di të ballafaqojë dhe të zgjedhë mirë mes alternativave. Përveç kësaj, qeveria paraqiti me eufori premtime utopike, vetëm për të shumuar programin e Partisë Socialiste, ka thënë Pëllumbi

“E majta shpresoj shumë se do të dijë ta administrojë mirë fitoren që i dha në mënyrë bujare elektorati i bollshëm shqiptar”, ka shtuar ai.

“Në këto zgjedhje populli tregoi një mençuri të veçantë, pasi diti të zgjidhte alternativën më të mirë për të. Në këtë fitore duhet vlerësuar mirë roli që luajti rinia, që ka qenë shumë aktive dhe pjesëmarrëse me votën e saj në votim, veçanërisht ata që votonin për herë të parë. Vota e tyre duhet lexuar si një votë për shpresën dhe të ardhmen”, citohet Pëllumbi nga gazeta Panorama.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.