Tenderi 25 milionësh i Pollos nëpër duar. Rama: Do të monitorojë çdo shpenzim këto dy muaj

Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, një ditë pas pranimit të humbjes së zgjedhjeve, foli edhe për fatin e qeverisë aktuale, e cila do të funksionojë e plotë deri në shtator. Madje ai u bëri thirrje punonjësve të jenë të përpiktë në krye të detyrës. Kjo deklaratë e Berishës duket se ka nxitur disa nga ministrat e qeverisë aktuale të shfrytëzojnë rastet që kanë në duar për të mbushur më tej xhepat.
Numri i sotëm i gazetës “Shqiptarja.com” bën fjalë mënyrën se si ka proceduar ministri i Inovacionit Genc Pollo me tenderin 25 milionë eurosh të dixhitalizimit, i cili ka edhe dy muaj afat të bëjë ankande me përfitim personal, të vërë në lojë edhe emra shumë të njohur të biznesit ndërkombëtar.
Rama, ashtu si edhe më parë, u shpreh mbrëmë në emisionin “Top Story” në Top Chanel, se do të monitorojë çdo shpenzim e tender këto dy muaj
Zh.
Add new comment