Vijon përplasja mes “kishës katolike e Presidencës së Republikës”

Postuar në 28 Qershor, 2013 09:05

Përplasja mes “kishës katolike dhe Presidencës nuk ka të sosur”. Përdorëm thonjëzat, pasi në të vërtetë nuk janë duke u ndeshur këto dy institucione. Janë duke u ndeshur përfaqësues të tyre. Gjithçka filloi me një letër publike të Rrok Mirditës, ku ai bënte aluzionin se gjeneral Sandër Lleshi ish shkarkuar për motive fetare. I është përgjigjur Ndriçim Kulla, botues i njohur dhe – u mor vesh me këtë rast – këshilltar i Presidentit të Republikës. Më pas ishte radha e vetë Sandër Lleshit. Pastaj ndërhyri sërish Kulla, i cili me shkrimin e tij ngacmoi priftin Marian Paloka, i cili banon e shërben në Firence, Itali. Ky i fundit iu përgjigj Kullës me një ton shumë polemik (ndiq linkun http://mapo.al/2013/06/20/ceshtje-te-idiotesise/), gjë që e bëri këtë të fundit t’i kthehej me një ton edhe më polemic, në një shkrim të gjatë në Mapo të publikuar pardje (ndiqni linkun http://mapo.al/2013/06/27/lidhe-qenin-zotni-rrok-mirdita/).

Prifti katolik Marian Paloka ka publikuar sot në Dita një shkrim tjetër, ku e ushqen këtë polemikë. Ne kemi publikuar në rubrikën ‘op-ed articles’ të sitit tonë. Ndiqni linkun http://respublica.al/permbajtje/2013/06/28/zkulla-ose-ndricimi-i-erret-i-presidentit-nishani

Janë shkrime që ia vlen të lexohen.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.