Tony Blair i uron fitoren Edi Ramës dhe “mezi pret të fillojë punën” si këshilltar

Postuar në 28 Qershor, 2013 11:42

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair i dërgon urimet më të ngrohta, Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Zëdhënësi i Blair, Ciaran Uard ka deklaruar për mediat britanike se, siç vetë Blair ka bërë të ditur edhe më parë gjatë takimit personal që pati me Ramën, do të punojë me qeverinë e re si konsulent i Ramës, por ka theksuar se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende.

 Marrëveshja me kryesocialistin Edi Rama është negociuar që në shkurt të këtij viti, kur në Shqipëri ishte ish-drejtori i Komunikimit në qeverinë e Blair, Alastair Campbell, për të promovuar librin e tij. Rama është takuar më pas me Tony Blair në Londër në muajin maj. Rama tha ne atë kohë, se nëse ai do të bëhej kryeministër, do të donte disa këshilla si se të modernizonte qeverinë apo të implementonte axhendën e reformave.

Zh.

Comments

Submitted by aldo (not verified) on

<p>kontrata eshte gati zoti Bler merri edhe ti paret si podesta</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.