Sequi: Po shohim një Shqipëri tjetër, statusi i kandidatit për BE do merret në dhjetor

Postuar në 28 Qershor, 2013 15:42

Gjatë një interviste për Top Channel, kreu i misionit të BE-së në Tiranë, Etore Sequi,  komenton pozitivisht zhvillimin e zgjedhjeve, por apelon për përmbylljen e procesit dhe tranzicionit në një mënyrë të butë. Për të, marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në dhjetor është e arritshme. Diplomati fletë për një frymë të re të krijuar ditët e fundit.

“E kam thënë shumë herë, shprehet ai, se liderët shqiptarë i kanë potencialet për të tejkaluar atë që deri më tani shpeshherë ishte kultura e konfrontimit. Kjo frymë pozitive që ne kemi parë një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të vijojë. Kjo është ekzaktësisht ajo që Shqipëria ka nevojë dhe shqiptarët meritojnë. Ne jemi shumë konfident në të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Fjalët e zotit Rama në atë fjalim elokuent na kanë inkurajuar ne, kur ai foli për gjithëpërfshirje, një administratë të qëndrueshme, për median, që janë padyshim sfida dhe një inspirim i mirë për veprimet që do të pasojnë. Bazuar në zhvillimet e fundit dhe fjalimet e liderëve politikë ditët e fundit, të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen janë pikërisht ajo pjesë e mentalitet evropian që mendoj se është duke u kthyer në një aset për shoqërinë, liderët dhe intelektualët”, ka përfunduar Sequi.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.