Të jetë garë “reale” për kreun e PD? Edhe Biberaj zë rradhën...

Postuar në 29 Qershor, 2013 07:14

Vetëm pak orë pas deklarimit të Sali Berishës se Kryetari i ri që do ta pasojë në PD do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”, dhe Aleksandër Biberaj ka shpallur hapur ambicien për të garuar për postin që gjerësisht i atribuohet si i “paracaktuar” Lulzim Bashës.

 “Është një zhvillim pozitiv që kryetari i Partisë Demokratike do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Më vjen mirë që kërkesa ime drejtuar Kuvendit Kombëtar në dhjetor të vitit 2009 është marrë parasysh. Natyrisht që është hapur rruga për intelektualët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që të kandidojnë për kreun e ri të PD”, ka qenë deklarata e ish-anëtarit të kryesisë dhe ish-deputetit të PD, Aleksandër Biberaj. Biberaj ka qenë dhe nënkryetar i Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit (prej nga është larguar thuajse në heshtje), ka deklaruar për mediet edhe se “mbështetës të tij por dhe njerëz të thjeshtë të PD” i kanë kërkuar  që të garojë për postin e kryetarit të PD të lënë vakant nga Sali Berisha.

 

k.c.

Comments

Submitted by burbuqja (not verified) on

<p>Akoma besoni se Berisha eshte terhequr dhe lejoka te dalin ne krye te tjere veç Lulit te Vocerr ?!</p>

Submitted by Tirka (not verified) on

<p>ALEKSANDER, MIKU IM: PERFUNDIMISHT U BINDA SE &quot;NUK MBUSH&quot; MIRE...</p><p>PO SI ORE PO VIHESH NE ROLIN E NAMIKUT PERBALLE RAMIZ ALISE, APO NE ROLIN E URAN BUTKES PERBALLE SALI BERISHES?</p><p>KAQ NAIV JE MOR BURRE? KRYETARI I RI I PD E KA EMRIN LULEZIM BASHA. KETE E KA PARAVENDOSUR SALI BERISHA... NAIV, NAIV, NAIV... ME ZHGENJEVE... JO QE NUK DI TE LEXOSH MES RRESHTAVE, POR NUK JE NE GJENDJE TE LEXOSH EDHE RRESHT ME RRESHT... SALA E THA QARTE: PASARDHESI DO TE TRASHEGOJE TRASHEGIMIN &quot;E MIRE&quot; TE PD, POR JO HISTORINE E SAJ...</p>

Submitted by Pjetri (not verified) on

Suksese zoti Biberaj! Je politikan dinjitoz. Tirka une miku juaj me mire se une dhe ti i ka lexu dhe germat. Pse te mos guxoj dhe ti perzjeje ujrat thua nuk e meriton me 23vite kontribut ne politike? PD nuk eshte shpk pastaj kur macja fle gjume minjte luajn valle , pase duhet lejuar kjo gje? Kshu thoshim dhe per 23 Qershor qe Berisha se leshon pushtetin, ca beri vaki? Suksese Biberaj!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.