Agolli për fitoren PS-LSI: kujdes nga ngasja për një “parti-shtet”... dhe shton diçka për “mizat e kalit”

Postuar në 29 Qershor, 2013 08:56

Darina Tanushi për G.Sh ka zhvilluar një bisedë me Dritëro Agollin për zgjedhjet. Duke u ruajtur të mos përsërisë gjërat tashmë të thëna, në lidhje me aleancën PS-LSI, poeti ngre një zile alarmi për rrezikun që kjo fitore mos ajo çon në krijimin e një autokracie, që manifestohet përmes partisë-shtet.

“Prandaj unë vij në këtë përfundim, që Partia Socialiste duhet të ruhet kur të marrë qeverinë, nga partia-shtet, sepse kjo është shumë e lehtë. Kalohet shumë kollaj. Të rrëmben ai entuziazmi i partisë që drejton dhe bëhesh parti-shtet. Ne e kishim partinë-shtet që e rrëzuam. Pse do të ngremë prapë disa parti-shtet?! Kjo është diçka që nuk funksionon mirë. Dhe kjo arriti pastaj të marrë formën e një autokracie, “ thotë Agolli, ndërsa përgjigjet me figura letrare për sa i përket “votës plebishitare”:

 “Po të hedhësh flutura në livadh kur je kandidat për deputet dhe kur bëhesh deputet hedh miza kali, nuk është mirë. Ndaj njerëzit maten mirë kur vënë kandidaturën, por edhe partitë maten shumë, sepse nuk duhet që në fillim të hedhësh flutura të kaltra apo të kuqe apo ngjyra të tjera, - sepse fluturat janë shumëngjyrëshe, - dhe pastaj të hedhësh miza kali.”

k.c.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/flet-dritero-agolli-fitorja-ps-lsi-kujdes-nga-partia-shtet-139431.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.