Nazarko kundër agjitatorëve të “kënetës” për interpretimin e rezultatit të PS, dhe 3 arsye për rezultatin e LSI

Postuar në 30 Qershor, 2013 06:43

Mentor Nazarko merret sot te Panorama me analizimin e rezultatit, sidomos me shifrat e PS, dhe konstaton se “sot ka një përpjekje të re të agjitatorëve të kënetës elektorale, për të na shtyrë të merremi me rezultatin e PS-së në vitin 2013, që i ngjaka atij të 2009-s.”

Po a është ky rezultat i 2009-s real, pyet Nazarko. Sipas tij “kjo frymë kaq masive ndryshimi nuk rritet sa hap e mbyll sytë në mënyrë dramatike, pra as nga viti 2009, dhe as nga viti 2011! Ndaj, rezultati i PD-së në 2013-n të çon në dy përfundime që mund të jenë sa alternativë, aq dhe komplementarë: ose zgjedhjet e 2009- s dhe 2011-s janë të manipuluara, ose (dhe) PD-ja ka qeverisur aq shumë keq në këtë mandat, sa ka rënë në pikiatë zgjedhore.”

Nazarko nxjerr dhe 3 arsye që shpjegojnë rezultatin e lartë të LSI:

  1. relativizimi moral që karakterizoi debatin publik në Shqipëri në këtë vitin e fundit. PS-ja hoqi dorë nga sulmet mbi LSInë në përpjekje për ta joshur, duke heshtur me akuza pasi u bënë aleate. PD-ja nuk e sulmoi asnjëherë, as kur ishin aleate, as kur i iku, madje me gjasë u përpoq të flirtonte dhe në tri ditët e numërimit të votave, megjithëse Meta e fyeu Berishën me mesazhin e Laçit.
  2. relativizimi ideologjik. Përfshirja e LSI-së, parti anti-Berishë në zgjedhjet e 2009- s, në qeveri së bashku me Berishën, ishte kontributorja e parë në fshirjen e dallimeve ideologjike mes palëve. Lëvizjet e LSI-së majtas, përfshirja e tre deputetëve të PS-së te lista e PD-së, një pjesë të akuzuar si puçistë për ngjarjet e 21 janarit... Nëse dy liderët kryesorë ishin njëlloj, madje të tre ishin njëlloj, pak rëndësi kishte përkatësia ideologjike, që për më shumë e ndërruan. FRD-ja që donte të rrinte ideologjikisht e vendosur, u defavorizua.
  3. Në kushtet e këtyre relativizimeve, – faktori i tretë -, LSI-ja arriti si parti të prodhonte interesa, të mbronte interesa, të përfaqësonte interesa, gruporë, individualë, të momentit dhe afatmesëm.

k.c.

i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/06/30/pikepyetjet-mbi-leximin-e-zgjedhjeve/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky njeri qe nuk arriti te mbaroj as fakultetin agrar ne bari te italise, eshte thjeshte nje leter higjenike. I gjith populli votoi kunder Sales dhe penalizoi PDne, vetem sepse Sala dhe familja e tij kaluan cdo kufi imagjinar te vjedhjes se pasurise se popullit dhe po ktheheshin ne mbreter.

Por ne si popull nuk jemi me gjysem tru te kuptojm qe PSja e Edi Rames nuk morri asgje me shume se 2009. Dhe po te mos ishte per LSI, e cila let radhe bleu vota pa fund me leket e korrupsionit qe ben me Salen, sot PSja nuk do te ishte ne pushtet.

Ky votim tregoj dhe njiher se populli eshte lodhur nga PSja dhe se Edi Rama nuk eshte me risi e re, por nje ndjesi e vjeter e marr peng nga disa miliarder (Peza, Leskaj, Koledhima) dhe disa mafioze ordiner (Gaz Demi).

Lexoje mire voten e popullit Edi Rama, se nqs ne e lame Salen 8 vjet, ty do te hedhim brenda 2 vjeteve nqs merr rrugen e mafies.

Submitted by K. (not verified) on

Eh, si jemi ne shqiptaret. Saliu dogji Shqiperine ne '97 dhe ne prape e sollem ne pushtet. Vrau dhe dogji perseri dhe ne e lame 8 vjet ne pushtet.
Nga ana tjeter Edi Rama si kur ishte minister kulture, si kur ishte kryetar bashkie solli nje fryme te re pozitive, duke bere model institucionet qe drejtonte dhe duke ndryshuar per mire pamjen e kryeqytetit. Ndersa ne fillojme ta kercenojme pa u bere akoma zyrtarisht kryeminister. Edhe ne deklaraten e tij ai fliste me perulje dhe ne prape e kercenojme. Kurse Saliu na akuzoi troc si mosmirenjohes dhe jemi gati ta sjellim perseri ne pushtet. Kam frike se nuk do e leme Edi Ramen te punoje por do t'i kerkojme te na beje si Gjermania qe ne shtator, dhe ne tetor do t'i themi "ik se nuk i mbajte premtimet". Se te tille njerez jemi ne.

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Teoricienet e llogjeve e muhabeteve korr e mos lidh vazhdojne te paepur ne industrine e gjepures te prodhojne&nbsp;&nbsp; kokeçarje, bytheçarje e merzi per shqiptaret; komenti i Nazarkos eshte nje shpjegim i forte perse gazetat edhe pse kushtojne veç 20 leke, nuk i blen askush. Thame se do zinin mend me deshtimin spektakolar parazgjedhor, por me sa duket, ketyre, si majmuneve, u ka humbur aftesia per tu skuqur. C&#39;fatkeqesi, te sundohet debati publik nga te tille intelektuale!</p>

Submitted by Ada (not verified) on

<p>Veshtire qe te argumentojme nje mendim pa fyer debatuesin perballe.Secili shpreh mendimin e tij mor z.Anonim.PS-s ne 2009 dhe 2011 u jane vjedhur votat jam shume dakord me Z.Nazarko.Shembulli konkret eshte dhe tentativa me fugonat e Cez-it.Mirepo humbja qe kaq e thelle sa as nje e as 10 fugona nuk do e ndryshonin rezultatin.Pastaj ti Zoti Anonim kush je qe te hedhesh brenda dy vjeteve apo dy muajve nje qeveri.Durove Salen per 20 vjet dhe nuk e hape gojen.tani jepu mundesine ketyre te tjereve te bejne dicka per te vend.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.