Yzeiri, “i trishtuar” për trashëgiminë problematike që Berisha po i lë PD-së

Në një opinion të botuar këtë të hënë në gazetën “Shqip”, gazetari Ilir Yzeiri trajton trashëgiminë që po i lë Partisë Demokratike kryetari i saj Sali Berisha. Dhe konstaton, siç lë të kuptohet dhe titulli “Një fitore e thellë deri në trishtim”, se “PD-ja nuk do të arrijë kurrë të ringjallet si e djathtë për sa kohë Berisha ka hije të rëndë në atë parti dhe për sa kohë që rolin kryesor të paktën për momentin, e kanë marrë disa gra që flasin si burra e disa burra që shfaqen ende me fjalorin folklorik të këngëve popullore që këndohen në oda miqsh…”. Sipas Yzeirit, mes njëmijë e një bëmave të Berishës, ndër më problematiket janë identifikimi i tij me modelin e regjimeve autoritare e të korruptuara të Tunizisë a Egjiptit, dhe me formatin e “një lideri provincial, të prapambetur… të neokomunistit arrogant që jo vetëm nuk e njihte ligjërimin politik modern, por u bë shfaqja më karikaturore e ligjërimit të ulët, të prapambetur e fshataresk”. Përjashtuar Rusmalin (që në PD e quajnë bir komunisti), thotë Yzeiri, analizat e këtyre ditëve nga eksponentë të lartë e analistë për humbjen elektorale, janë vajtojca, ndërkohë që djathta shqiptare nuk ekziston pasi partia e Topit është shumë pak. “PD-ja do vazhdojë të rrudhet”, thotë Yzeiri, “dhe kjo ma bën të trishtueshme këtë fitore të thellë në Edi Ramës”.
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/01/nje-fitore-e-th...
Re.Pu
Add new comment