Skandali i përgjimeve merr përmasa globale, revoltohet BE: Urgjent një marrëveshje dhe kod sjelljeje "No Spy"

Deklaratat e Gleen Greenwald, gazetarit amerikan që ka në dorë dosjet e Eduart Snouden, ish- spiunit të CIA-s të strehuar prej muajsh në Rusi kanë tronditur botën, pasi jo vetëm shërbimet sekrete amerikane kanë spiunuar qeveritë dhe politikanët europianë, por edhe spiunët e Britanisë së Madhe. Sipas këtyre dokumenteve paralelisht me programin “Prism” të agjencisë amerikane të sigurisë së brendshme NSA,vepronte edhe programi i spiunëve britanikë i quajtur “Tampora”.
Skandali i përgjimeve ka ngrirë marrëdhëniet mes Berlinit dhe Uashingtonit, pas publikimit të lajmi se në shënjestër të spiunëve amerikanë ka qenë edhe telefoni celular i kancelares Angela Merkel. “Është e papranueshme që miqtë të përgjojnë njëri-tjetrin”, tha Angela Merkel pas mbërritjes në samitin e BE-së në Bruksel, duke e bërë kështu të qartë qëndrimin e saj mbi pretendimet se amerikanët kanë kontrolluar edhe vetë telefonatat e kancelares gjermane. “Mes aleatëve dhe partnerëve duhet të ketë besim dhe një besim i tillë duhet rivendosur”, u shpreh më tej ajo.
Në fillim të javës gazeta franceze “Le Monde” publikoi një artikull sipas të cilit rreth 70 milionë telefonata përgjoheshin çdo muaj nga NSA në Francë, ndërsa përgjimeve nuk u ka shpëtuar as ambasada franceze në Uashington dhe misioni diplomatik i Parisit në Kombet e Bashkuara.
Zh.
Comments
Un habitem qe keta nuk e
<p>Un habitem qe keta nuk e ditkan qe pergjohen!!!!?</p><p>Si nuk u pergjoka?Dhe po mos i pergjonte Obama do i pergjonte Putini qe pergjon dhe Obamen.</p><p>Deri sa nuk paskan dyshuar qr pergjohen ose mund te pergjohen, pse e ndjejn te nevojshme her pas here te zhvillojn takime kok me koke?</p>
Add new comment