Të “shkretat” tekste të shenjta se ç’heqin...

Postuar në 13 Nëntor, 2013 17:55

Mustafa Nano merret në Zululandin e fundit në DITA me situatën e krijuar në Kosovë, ku policia ka marrë mesazhe kërcënuese pas arrestimit për terrorizëm të gjashtë islamikëve. Sipas Gazetës Koha Ditore, në emailin kërcënuesështë përmendur "ajeti 23, Sureja Ahzab", që thotë: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bën kurrfarë ndryshimi.” Dhe ajeti 76, Surja Nisa (gjithnjë sipas Kohës Ditore), që thotë: “Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.”

Shkruan Nano: Të “shkretat” tekste të shenjta se ç’heqin. Të bëhet se janë shpikur veç për të ngritur spekullime mbi to. I lexojnë dhe i interpretojnë si t’ua ketë qejfi, dhe ka njerëz që aty gjejnë frymëzimin për më shumë dashuri, po ka të tjerë që aty gjejnë dhe frymëzimin për ca urrejtje më shumë (me Biblën është bërë bujshëm kjo gjë gjatë dy mijëvjeçarëve të shkuar). Me këtë rast, po veçoj dhe unë diçka nga sureja Al-Ma’ida 5-32: “Kush vret një njeri që nga ana e vet nuk ka vrarë askënd e që nuk ka kultivuar korrupsion mbi këtë botë, është si të ketë vrarë tërë njerëzimin. Kush shpëton një njeri, ka shpëtuar tërë njerëzimin”. Jeni të lirë ta interpretoni si të doni! a.n.

 

http://gazetadita.al/kur-terroristet-perdorin-si-alibi-pohim...

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Veç Islami po i nxjerr probleme botes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.