Ban Ki Moon, ndoshta zëri më i arsyeshëm: Armët kimike të shkatërrohen atje ku janë, brenda territorit të Sirisë

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, citon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon se, ai është duke marrë në konsideratë për t’i kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbështetë një propozim të tijin, që Siria vet të shkatërrojë armët e saj kimike, brenda territorit sirian. “Jam duke marrë në konsideratë që t’i bëjë thirrje Këshillit të Sigurimit që të kërkojë menjëherë transferimin e armëve kimike të Sirisë në qendra të sigurta brenda Sirisë, ku mund të vendosen dhe ku njëkohësisht mund të shkatërrohen ato armë”.
Megjithë dëshirën dhe arsyetimin logjik, Ban Ki Moon si në të gjitha rastet analoge edhe në këtë rast, do të ketë veton e Rusisë dhe Kinës.
Zh.
Comments
Tamam mendim i arsyshem
<p>Tamam mendim i arsyshem</p>
Add new comment