Pas deklaratës së zëdhënëses së Aleancës: Kur s’paska punë me armët kimike, pse NATO lakohet kaq shumë në Shqipëri!?...

Në një deklaratë pas asaj që bëri Kryeministri Edi Rama se të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë në kontakt lidhur me shkatërrimin e armëve kimike siriane, reagoi zyrtarisht Aleanca. Zëdhënësja e vendeve të Atlantikut të Veriut, Oana Lungescu, e kontaktuar nga ABC Neës, pa ndonjë koment të gjatë ka thënë se lidhur me debatin që ka lindur në Tiranë duhet të pyeten autoritetet vendase, pasi kjo nuk është një çështje e Aleancës. “Meqenëse kjo nuk është një çështje e NATO-s, referojuni autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane për çdo koment tjetër”, ka thënë shkurt ajo, duke lënë të nënkuptuar se NATO në këtë rast keqpërdoret, madje edhe nga autoritetet më të larta të vendeve anëtare, siç është Shqipëria.
Zh.
Comments
epo shyqyr ...ra edhe alibia
<p>epo shyqyr ...ra edhe alibia e detyrimeve nga aleanca</p><p>Tashme nqs pranojne e bejne me vetedije te plote</p>
Add new comment