Rifillon saga e reformës zgjedhore. Kërkohet një KQZ konsensuale

Postuar në 20 Nëntor, 2013 07:57

Edhe pse zgjedhjet e 23 qershorit përfunduan në tri ditë, nevoja për një reformë elektorale është shtruar sërish në tryezë. Rituali i apelit për përmirësim të Kodit Zgjedhor dhe ecjes përpara me standardet orienton thuajse një herë në katër vjet ndërhyrje ligjore të posaçme. Por çfarë ka mbetur akoma pa u rregulluar? Sipas shefes së misionit të ODIHR-it, Conny McCormak, po punohet për të identifikuar prioritetet. Në gazetën “Panorama” përshkruhet takimi i saj me ministrin Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili prej disa ditësh po prezantohet me ankesa për procesin zgjedhor në Korçë. Më konkret ka qenë kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar nevojën e “riformatimit të një KQZ-je me konsensus”. Por me konsensus ishte edhe KQZ-ja e drejtuar nga Arben Ristani dhe prapë zgjedhjet ecën vetëm poshtë. Kjo sepse ndoshta konsensusi për KQZ-në, ndonjëherë ngatërrohet si konsensus për zgjedhjet.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.