Qeveria mendim unanim për prishjen e pallatit në Vlorë. Avokati i Popullit del kundër: Bllokimi i paligjshëm

Postuar në 20 Nëntor, 2013 11:15

Kompleksi “Jon” në qytetin e Vlorës, apo i njohur ndryshe si pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, vijon të provokojë përballje. Kështu, gjatë ditës së sotme, ka patur minimalisht dy qëndrime të kundërta: një nga Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe tjetra nga zv. ministri i Transporteve Ylli Manjani. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Totozani është shprehur se “vendosja e një shiriti me shkrimet 'skenë krimi' për ne është konsideruar gjithashtu një shkelje’, ka thënë ai. Por Top-Channel ka intervistuar për këtë çështje zv. ministrin Manjani, një drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ka dalë me një qëndrim krejt tjetër. “Shembja e objektit është pasojë e padiskutueshme dhe  duhet të pastrohet territori. Qeveria duhet të miratojë një fond për të shpërblyer ata që kanë harxhuar", tha ai. Disa ditë më parë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se “ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithtë”. Kjo ka rëndësi pasi është përfolur shpesh një marrëdhënie specifike mes Metës dhe Lulzim Bashës, që kulmoi me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Por deklaratat e fundit zbulojnë një pozicionim të kundërt, që sinjalizon një fazë të re në raportet pozitë-opozitë.

s.z

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Ky Manjani na di per budallenj gje? Cfare fondi do ti more zoteri? Klientet t&#39;ia kerkojne demshperblimin atij me te cilin kane kontraten dhe jo te paguhen me paret e shqiptareve. Se keshtu i bie qe Basha ne cdo rast mori paret e klienteve, keta paret e jona... E per cfare po e prishkemi atehere? Qe pastaj te vije Koco e ta zere ai pas nja dy viteve...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.