Erjon Braçe denoncon kontratat e ish-kryeministrit me kompanitë lobuese. Miliona euro të shpenzuara, por me një kusht: Fshehtësi për porositë e Berishës

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se nesër në Kuvend do të publikojë kontratat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kompanive lobuese “Patton Boggs” dhe “Podesta”. Sipas Braçes, në dokumentet që ai ka lexuar, konfirmohen akuzat e bëra për shpërdorim të parave të qytetarëve vetëm në funksion të lobimit për qeverinë e Sali Berishës. Madje, edhe me kushtin e konfidencialitetit. Ja se çfarë thotë Braçe: “Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do publikoj dokumentet që tregojnë një marrëdhënie krejt tjetër: ata lobojnë për mua, unë paguaj me paratë e shqiptarëve lobimin e tyre! Pra, kontratat mes "KM"(kështu shkruhet në marrëveshje) dhe kompanive “Podesta” e “Patton Boggs”. Miliona euro për lobim! As për konsulencë e as për ndihmë. Thjesht lobim! Madje dhe me një kusht që më shastisi kur e lexova: “Kompania ka detyrimin të mbajë të fshehtë porositë e KM në përmbushje të kësaj marrëveshjeje në shërbim të tij”. Duhet pritur seanca për të njohur dokumentet, por dy janë elementët që përbëjnë interes publik: së pari përpjekja e ish-kryeministrit Berisha për të kuruar me çdo çmim imazhin e tij para amerikanëve dhe së dyti, a do të kalohet ndonjëherë nga faza e denoncimit publik në administrimin institucional të këtyre fakteve?
s. z
Comments
Erjon, pasi bete ate dhuraten

Erjon, pasi bete ate dhuraten e doganave per Crown Agents nuk ju beson me kush! Lerini pordhat se jeni njesoj si Sala dhe ju!

Anonimo, Marreveshja me Crown

Anonimo,

Marreveshja me Crown Agents, sido qe te kete qene, eshte miratuar ne Kuvend, e meqe ky perfaqeson sovranitetin e popullit do me thene se populli e ka pranuar propozimin e Qeverise. Prandaj je ti, dhe gjithe ata qe "pjerdhin" si ty, qe duhet ti lesh "pordhat".

Tung

Qeverite shqiptare gjithnje

Qeverite shqiptare gjithnje kane lobira tek te huajt...Is Qemali lobonte(per arye politike te njihej shteti i pavarur) tek Austro-Hungaria, Italia...Zogu tek serbet dje italianet(lobim intereash pushteti dhe intereash ekonomike)...Enveri tek sovjetiket, kinezet( lobim per tju marre pa para ndonje zetor, traktor ose linje fabrike)...kurse pas 1990 lobimet kane qene me se shumti tek amerikanet te cilet e kane doene rende...mendoni se Rama per nje foto me Obamen pagoi 50,000$...dhe keta amerinaet e kane doren shume shume te rende...nje foto me Obamen eshte 50,000$...nje rrahje shpatullsh 40,000$...nje shkelje syri 30,000$....

Mire do ish qe akuzat shoku Brace ti conte ne prokurorir dhe jo ne facebook...se ndryshe teatri do vazhdoje

Add new comment