Lubonja krahason vendimmarrjen e dy kryeministrave. “Jo-ja” çliruese për armët kimike dhe “vendosmëria” me pasoja të dhimbshme e Berishës

Analisti Fatos Lubonja komenton sot në gazetën “Panorama” “Jo-në” e Ramës ndaj armëve kimike, sjelljen e tij në krye të qeverisë, protestën dhe argumentimet e kryeministrit në fjalën e mbajtur me këtë rast. Analizës nuk i mungon simetria e brendshme, që është e nevojshme në raste të tilla, pasi ai merret gjerësisht edhe me sjelljen e opozitës dhe sidomos Berishës. Në fakt, sipas Lubonjës, problemi i Ramës është personalizimi i institucionit dhe për pasojë vendimmarrjes, ndërsa Berishës i mvesh edhe një atu tjetër problematike: mentalitetin. Ja se çfarë thotë ndër të tjera Lubonja: “Është e vërtetë se “jo”-ja e njëminutëshit të fundit të Ramës ishte çliruese për të gjithë. Është po ashtu e papranueshme që Berisha kërkon ta interpretojë “po-jo”-në e tij si “pavendosmëri” apo si thyerje e besës kanunore shqiptare që na paska prishur punë me amerikanët. Ne e dimë mirë se si “vendosmëria” dhe “besa” e tij në raste të tilla veçse ua ka thelluar tragjedinë shqiptarëve: le të kujtojmë ‘97-n apo 21 janarin. Berisha, po të kishte reflektuar qoftë edhe një minutë me sinqeritet mbi këtë ngjarje, do duhej të kishte thënë se ka edhe ai përgjegjësi për këtë që ndodhi me servilizmin hipokrit që ka treguar ndaj amerikanëve kur i ka thënë “po” çdo propozimi të kësaj natyre dhe duhej të dilte nga llogorja përfundimisht”.
Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2013/11/21/pas-furtunes/#comments
s.z
Add new comment