Braçe vlerësim maksimal për Arvizunë, shigjeton “dikë” që kërkoi që Ambasadori të shpallej “non grata”

Postuar në 24 Nëntor, 2013 10:37

Deputeti i PS, Erion Braçe, pasi ka lexuar intervistën e Amabsadorit në ikje, Arvizu, te Java, nuk i ka kursyer komplimentat. “Plot kanë kontribuar që kjo të ndodhë, pra që liria të ketë kuptim në këtë vend. Ka plot shqiptarë që e bënë të mundur këtë, madje duke e paguar shumë, shumë shtrenjtë. Por ka dhe plot të huaj që e bënë këtë si shqiptarë, u ndien si shqiptarë” shkruan Braçe për njeriun që më 21 janar 2011 u anatemua gjerësisht pikërisht pse quajti Berishën “burrë shteti”.

Ambasadori Arvizu është njëri prej tyre dhe për këtë meriton një fjalë të thjeshtë: Faleminderit!”, shkruan Braçe në FB.

“Tani, kur kujtoj se një ndër ne kërkoi ca ditë më parë që tamam ambasadori Arvizu të shpallej ‘person i padëshiruar’ për këtë vend [në lidhje me armët kimike]; kur lexoj një intervistë të tërë, e cila reflekton gjithë sa ndodhi ca ditë më parë e nuk gjej asnjë shenjë përbuzjeje, refuzimi, mllefi, përkundrazi gjej fjalë respekti, më duhet të them: Ambasador, do ta kesh gjithnjë një derë të hapur e një tavolinë shqiptare në këtë vend, kudo që të jesh, në Veri apo në Jug të tij. Kudo. Edhe për 100 vitet e tjera”, thekson Braçe.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Non grata nuk duhet te shpallen ambasadoret qe na e kane shpifur me nderhyrje publike por ju, gjithe klasa e qelbur politike qe ushqeni kete politike bananesh.

Submitted by brace sarini (not verified) on

<p>Jooo mo Brace sapuni si ta shpallim non grata ambasadorin ne. Ai eshte ne shtepi te vet. Ne jemi ata qe kemi marre rruget e kemi ikur nga vendi si te mallkuar. Nje te treten e popullsise e ke non-grata Brace trimi. Te kane lene vendin ty te kuvendosh me ambasadore. Kur vijme ne aeroport rrime ne rradhe e te shohim ty dhe ambasadorin qe na kaloni si VIPa. Turp ti vije atij qe ka kerkuar largimin e ambasadorit. Tani qe je ne pushtet Brace trimi coji policine dhe zhdepe ne dru.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Kam frike se ky Brace ka marre ndonje doze sarin me induksion...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.