Belle Air “mbyllet” befasisht nga kriza. Pasagjerët në disa aeroporte mbeten me biletë në dorë

Me terma që variojnë nga “pezullimi” tek “falimentimi”, shtypi i sotëm njofton për ndërprerjen e beftë të funksionimit të kompanisë ajrore Belle Air, me një deklaratë për shtyp mesa duket të shpërndarë nga vetë kompania, e përfolur si e lidhur me kryebashkiakun aktual të Tiranës. Qindra pasagjerë kanë pasur probleme ditët e fundit (por edhe më herët në shumë raste), pasi kanë prerë biletën kanë pritur më kot nëpër aeroporte për t’u nisur. Për këtë arsye, Belle Air sqaron se me ndihmën e kompanisë ajrore italiane Blue Panorama, do të ofrojë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta "Belle Air", duke filluar nga sot, nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas.
Vetëm ditën e sotme janë pezulluar 9 fluturime të kompanisë, mirëpo Blue Panorama nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për pasagjerët. Dje në darkë kompania Belle Air bëri me dije se ishte e detyruar të pezullonte përkohësisht fluturimet e saj, duke renditur disa arsye ku nuk mungonte përmendja e krizës ekonomike.
a.k
Comments
Thonjëzat duhet t'i kishit
<p>Thonjëzat duhet t'i kishit vënë jo mbi 'mbyllet', por mbi 'befasisht'. Si ka mundësi që asnjë media nuk paralajmëroi një situatë të tillë kur po afrohej? Se nuk më duket kaq vështirë të merrej vesh kur një kompani e madhe, me bllokime llogarish, etj, pregatit 'mbylljen'. </p>
Add new comment