Braçe për revistën Klan: Qeverisë së re i mungon ndëshkimi ndaj shkelësve flagrantë të ligjit

Postuar në 26 Nëntor, 2013 09:44

Një nga armët më të forta të Partisë Socialiste para ardhjes në pushtet, ishte denoncimi i aferave korruptive të qeverisë së djathtë, thotë deputeti Erion Braçe në një intervistë për revistën Klan. Si dhe premtimi se pangopësia e treguar në tetë vite pushtet do të ndëshkohej dhe vendime të tëra do të zhbëheshin. Sot, në qeveri, akuzat mbeten por kur bëhet fjalë për ndëshkime, situata komplikohet. Është e vërtetë që dy muaj qeverisje janë pak por jo aq sa kabineti i ri qeveritar të mos reagojë për situatën në të cilën i ka gjetur ministritë, zyrat e shtetit dhe të mos ndëshkojë abuzuesit e ligjit. Të paktën kështu pohohet edhe brenda mureve të Partisë Socialiste për qeverinë e zgjedhur me një mbështetje të madhe popullore në 23 Qershor. Erjon Braçe, në këtë intervistë flet për nevojën e shkundjes ndaj të gjithë atyre që me pushtet politik në tetë vitet e fundit në drejtim të vendit, shkelën hapur ligjet. Në këtë aspekt, Braçe zërin e ngre jo vetëm në këtë rrëfim për Klan, por edhe në mbledhjet e grupit socialist pasi ministrat duhet të përveshin mëngët për të çliruar tregun e bllokuar nga klientë të qeverisë së mëparshme. Vlerësues por edhe kritik ndaj ditëve të para të punës së qeverisë së majtë, socialisti shprehet se nuk duhet të kihet asnjë lloj kompleksi kur bëhet fjalë për korrupsion dhe aq më pak kur ish ministrat të korruptuar deri në palcë, këndojnë në Kuvend si gjeli majë plehut. Përkundrazi. Për të, ata duhet të japin llogari, jo për hakmarrje dhe as për ti eliminuar nga tregu politik, por thjesht dhe vetëm në raport me ligjin. Çështja bëhet edhe më e fortë, kur deputeti thotë se prova ka dhe ato janë të mjaftueshme madje. Duke kujtuar se tek e fundit, për këtë edhe të tjera, qeveria u votua.

 

Lexoni materialin e plotë: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4010&mod=2

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.