Ministri Hoxhaj: “Nuk kam ndërmend të hyj në debate për neo-otomanizmin. Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të mira”

Postuar në 28 Nëntor, 2013 10:52

Neo-otomanizmi i Ahmet Davutogllusë duket se është popullarizuar aq shumë, saqë nga një tezë publike apo akademike është transformuar në një problem të diplomacisë publike. Kjo të paktën mes botës shqiptare dhe Turqisë. Si për t’i shtuar më shumë lëndë këtij perceptimi, erdhi edhe deklarata e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan në Prishtinë, e cila u komentua shumë në mjediset mediatike shqiptare. Por cilado qoftë zhurma, marrëdhëniet nuk ka gjasa të preken nga kjo. Kështu ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë të para dy javëve(http://www.todayszaman.com/news-331497-hoxhaj-kosovo-hails-turkeys-support-for-regional-cooperation.html) është pyetur direkt për këtë element të politikës së Jashtme turke, të paktën kundrejt Kosovës. Sipas tij, ky është një debat akademik, në të cilin ai nuk ka preferuar të hyjë. “Megjithëse vij nga bota akademike, unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e një debati të tillë akademik. Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe ato nuk ndikohen nga debate të tilla”, është shprehur Hoxhaj.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.