Shqipëria në nivelin B1, që në gjuhën e ekonomistëve do të thotë vend me shkallë jo të lartë besueshmërie!

MOODY's, kompania lider në botë për të vlerësuar situatën ekonomike dhe financiare të vendeve të ndryshme, e renditi edhe sivjet Shqipërinë në nivelin B1, nivel që mbetet i pandryshuar në vlerësimet e kësaj kompanie që në vitin 2008. Këtë vit klasifikimi vazhdoi në këtë nivel për shkak të ”përkeqësimit në vitin 2012 të financave publike, prirjes së borxhit publik për t' u rritur dhe vazhdimit të rritjes së ulët ekonomike edhe në vitet në vijim”. Niveli B1, në gjuhën e ekonomistëve dhe financierëve përkthehet “ vend me një nivel jo të lartë besueshmërie për investime dhe institucionet kredituese”. Fakti që Shqipëria renditet sivjet në vendin e 90-të duke rënë 5 vende, tregon se pika më nevralgjike nga duhet filluar është vënia në eficencë e të gjithë sektorëve prodhues të ekonomisë shqiptare që të mund të kontribojnë në rritjen ekonomike, shkruan në një analizë të këtyre ditëve Deutsce Ëelle.
Zh.
Add new comment