Festa: Berishën nuk e pamë gjëkund, çfarë fati!

Postuar në 29 Nëntor, 2013 06:10

E mbani mend atë gruan me legen teshash në dorë të mbushur me tortë? Ishte një nga skenat, sa të trishta,aq dhe  qesharake të 100 vjetorit të Pavarësisë, shkruan gazetarja Entela Resuli. Dhe mirë e ka. Nga njëra anë me mirë kështu, se na kurseu ato pamje të një viti më parë. Por nga ana tjetër, askush nuk na pengon të festojmë vetë, shton gazetarja.

Sipas Resulit, këtë vit dekori ka qenë më i pakët se ai i vendosur për 100-vjetorin e Pavarësisë. Aktivitet festive po ashtu. Shumë pak njerëz  kishin dalë enkas për festë. I janë kënaqur motit me diell dhe 4 ditëve pushim. Atmosfera në kryeqytet ishte e vaket. Përgjatë bulevardit kryesor ishin ngritur ekspozita me figura të patrioteve të shquar, grupe artistësh performonin valle të krahinave të ndryshme, por interesi i qytetarëve ishte i pakët.

Politika edhe këtë përvjetor e ka festuar e ndarë (çdo 28 nëntor e themi këtë fjali). Për t’u rikthyer te torta. Në Vlorë, në familjen Haxhiu, Presidentit Nishani i vendosën… një tortë përpara, ndërsa Berishën nuk e pamë gjëkundi! Çfarë fati!

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Shoke, pak me te permbajtur... Nuk jemi ne 1945!

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Po edhe ata te tjeret te pranishem ne Vlore ngjanin si karikatura ne komedine e heshtur ku askush nuk e mori fjalen per te folur. Kushedi cfare kercellitje dhembesh fshihej pas atyre buzeqeshjeve plastike.</p>

Submitted by Agimi, (not verified) on

<p>Gjon, mos u merzit per shpellarin se mjaft na e i ka shkatrru nervat</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Jo une nuk merzitem por me vjen keq se nen shenjen e Rilindjes po zevendesohen disa shpellare te veriut me shpellare te jugut edhe pse po na i paraqesin si lulen e qytetareve. Pastaj eshte per t&#39;u diskutuar edhe koncepti i qytetarise sepse nga sa dhe si perdoret rendom me duket se nuk kuptohet fare perderisa lidhet vetem me vendin e lindjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.