Nata e Bardhë, sot Tirana e pagjumë, opozita e quan aktivitetin “perversitet politik të Ramës”

Kreu i qeverisë, Edi Rama, që ka marrë në një farë mënyre edhe autorësinë e festimit të Natës së Bardhë në kryeqytet, ka shkruajtur në profilin e tij në FB se nata e sotme do të jetë e pagjumë për Tiranën. Më tej Rama ka dhënë pothuajse të gjithë programin e festës, duke veccuar aktivitetin “Një mendësi tjetër”, te Muzeu Historik, si aktiviteti më alternativ i Natës së Bardhë për rininë.
Ja më tej programi sipas Ramës:
Duke filluar nga ora 19:00 deri në 04:00 hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti.Teatri i Operës dhe Baletit, Cirku i Tiranës, Teatri i Kukullave, Muzeu Historik Kombëtar, Galeria e Arteve, dhe Teatri Kombëtar do të jenë të hapur për të pritur vizitorët. Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”. Konkretisht për këtë, Galeria Kombëtare e Arteve për të parën herë e bashkon Tiranën me 120 qytete evropiane, të cilat kanë tashmë traditën e “Natës së Muzeve”, e praktikuar kjo që nga viti 1997. Qendra Kombëtare për Fëmijë ofron një “Natë të Bardhë” për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por, dua të theksoj këtu që do të jenë edhe hapësira të tjera, jashtë institucioneve, siç janë rrjeti i kinemave “Imperial” që ofron filma me çmime të reduktuara, si dhe të gjitha baret dhe restorantet, të cilat do të kenë etiketën e “Natës së Bardhë”, ofrojnë një jetë të larmishme dhe të gëzueshme gjatë orëve të natës, me çmime të favorshme edhe nën kosto.
Por nuk kanë qenë dakord me këtë veprimtari deputetët e PD-së, të cilët sulmojnë kryeministrin Rama për rikthimin e traditës së “Natës së Bardhë” të cilën ai e ndërmori kur ishte kryetar bashkie dhe e rimori tani që është në krye të qeverisë. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, deputeti demokrat, Fatbardh Kadili, ka kryeministrin Rama për rikthimin e traditës së “Natës së Bardhë” të cilën ai e ndërmori kur ishte kryetar bashkie dhe e rimori tani që është në krye të qeverisë duke e cilësuar atë “Perversitet Politik”.
Zh.
Add new comment