Majko: Ja dokumenti që më dhanë gjermanët për 29 Nëntorin

Postuar në 29 Nëntor, 2013 11:46

Megjithëse tashmë  është fiksuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, politika “ka qejf” që t’i përdorë festat e  Nëntorit, ashtu siç bëri edhe këtë vit. Edhe pse s’ka më nevojë për dokumente dhe argument historike, pasi boll janë bërë, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka sjell një fak interesant historik në favor të datës 29 nëntor si Dita e Çlirimit

“Vite më parë, thotë Majko, këshilltari ushtarak gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes më kërkoi takimin e fundit zyrtar. Gjatë atij takimi me një lloj "ndjese" më kërkoi që të linte një dhuratë të veçantë me rastin e largimit. Ai ishte një dokument i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Duke ndjekur debatet që kam parë në publikun shqiptar për ditën e çlirimit të vendit tuaj, shpresoj që ky dokument të jetë i dobishëm"…. - këto ishin fjalët e këshilltarit gjerman, thotë Majko, duke shtuar se dokumenti në fjalë, shkruante se trupat gjermane janë larguar nga Shqipëria më 29 nëntor 1944. Atë dokument e gjeni sot edhe në arkivat e Forcave të Armatosura Shqiptare. 

Partizanet dhe gjermanët, të cilët luftuan me njëri-tjetrin… thonë që dita çlirimit është 29 nëntori. Ne të tjerët, duhet ta respektojmë historinë dhe gjakun e atyre që çliruan vendin, thotë Majko

Zh.

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Kaq e zorshme eshte te tregohet nje faksimile e ketij dokumenti ne shtyp? Dhe pastaj, ai keshilltari ushtarak pse e la dokumentin kaq te rendesishem fshehtazi ne dore te Majkos? Mund te kishte dale ne televizion, a te jepte nje interviste dhe ja zgjidhesh problemi. Si quhej ky keshilltar, o Majko? Prandaj po te rritet hunda kaq shume kohet e fundit ty mor zoteri, qe fati te beri kryeminister te Shqiperise pa pas punuar asnje dite ne ndonje vend tjeter, sic thone, libreza jote e punes fillon me punen &quot;Kryeminister&quot;, bah, prandaj shkojne punet kaq bukur ne ate keshtjellen ne buze te Adriatikut........</p>

Submitted by Gent (not verified) on

<p>Jo, libreza e punes i fillon me mertimin &quot;deputet&quot;. Ne moshen kur njeriu duhet te vere ne pune pak profesionin, zoti Majko u be deputet. Eshte me fat, s&#39;eshte me inat. Zoti Majko duhet ta tregoje kete dokument, duke treguar edhe numrin qe ka ne arkivat gjermane. Keta na tregojne perralla. Ne fakt, gjermani i fundit nuk ka ikur akoma, mire e kishte Koço Devole. Kshu qe ne nuk jemi çliruar akoma. Budallalleqet e ketyre. Pse s&#39;i bien shkurt, te caktojne si dite çlirimi 17 Nentorin?? Ne shume vednde te botes caktohet dita kur eshte çliruar kryeqyteti.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.