Eurosur, një institucion i ri evropian: Kontroll, mbikëqyrje apo ndihmë për refugjatët!?

Postuar në 29 Nëntor, 2013 13:42

Eurosur fillon nga puna zyrtarisht më 1 dhjetor 2013, zyrat e tij janë në Varshavë. Bashkimi Evropian do të shpenzojë deri në vitin 2020 një shumë prej 144 miliardë euro për sistemin Eurosur. Helikopterë, avionë pa pilot dhe satelitë mbledhin informacione dhe ato përcillen në sistem. Kurse shtetet anëtare të BE-së e kanë vetë në dorë që të përcaktojnë se çfarë informacionesh duan t'u japin të tjerëve.

Frontex-i duket se e sheh veten në rolin e "Big Brother" të Mesdheut. Vërtet emri "Eurosur" do të thotë European Surveillance, pra Mbikqyrja Evropiane, por ai nuk është sistem përgjimi dhe mbikqyrjeje, por një kornizë, një mjet për të siguruar shkëmbimin e informacioneve ndërmjet shteteve anëtare për të siguruar, sqaron Juritsch.  

Organizata Human Rights Watch e akuzon Frontex-in se nuk e ka të qartë se përse duhet Eurosur-i, se roli i Frontex është t'i pengojë refugjatët, ndërkohë që ky rol duhet të jetë mbrotja e tyre. Pritet në të ardhmen të shihet nëse ky do të jetë një mjet tjetër për izolimin e Evropës, apo do të shpëtojë jetë njerëzish si pretendon Frontex, komenton sot DW.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.