Në sendet personale të Sokol Olldashit mungon... portofoli!

Postuar në 30 Nëntor, 2013 04:01

Megjithëse prokuroria ka urdhëruar dorëzimin e të gjitha sendeve personale tek familjarët e të ndjerit Sokol Olldashi, i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit është portofoli. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur as në vendgjarje e as në makinën e aksidentit. Sipas raportimeve të Shqiptarja.com, dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë këtu dhe banorë të zonës. Të çuditshme këtë “humbje” e bën fakti që telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhat të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy lap-topë janë gjetur të paprekur në makinë.

Ne,Su,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.