Eduart Belegu, ish këshilltar i Rulit e Priftit dhe administrator i Darfo-s, shpallet i zhdukur pas tre vjetësh

Njeriu i besuar i dy ish-ministrave të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Genc Ruli, pas tre vjetësh e gjysmë me destinacion të paditur, është shpallur i zhdukur nga gjykata.
“Po më shqetësojnë prapë për ato problemet e vjetra”, “…mendoj të largohem disa ditë…”, janë dy mesazhet misterioze të Eduart Belegut që nuk kanë mundur të deshifrohen nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, që prej zhdukjes së tij më 23 mars 2010. Këto mesazhe janë dërguar në adresë të vëllait të Belegut, Gëzim Belegu. Ku i fundit pasi është njohur me tekstin, është munduar të lidhet me të vëllanë, ndërsa telefoni i Belegut, rezultonte i mbyllur. Po ditën e zhdukjes, në drejtim të biznesmenit të "Ferro-Kromit" Arefi Jakupllari është bërë një telefonatë e mistershme. Arefi Jakupllari ka dëgjuar Belegun t'i thoshte i shqetësuar “…do të telefonoj më vonë…” dhe se në këto pak sekonda Jakupllari ka dëgjuar dhe shumë zhurma. Biznesmeni është përpjekur të rilidhet sërisht, por pa rezultat.
Eduart Belegu ka qenë edhe administrator i kompanisë minerare shtetërore Darfo. Në nëntor 2009, pra pak muaj para zhdukjes, ai ishte arrestuar bashkë me të tjerë nga prokuroria e Elbasanit, nën akuzën e abuzimeve në uzinën e ferro-kromit në Elbasan. Paskëtaj, Belegu u pushua nga puna si këshilltar nga ministri Prifti.
a.k
Add new comment