Për Geri Kokalarin, mjafton “privatizimi” i Albpetrolit që Berisha të ndiqet penalisht

Për aktivistin shqiptaro-amerikan Geri Kokalari, mjafton çështja e privatizimit të dështuar të Albpeptrolit për ta ndjekur penalisht ish kryeministrin Berisha. Kokalari ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku thotë se garancia prej 80 milionë eurosh që qeveria deklaroi se ishte paguar në një bankë amerikane për këtë privatizim, është gënjeshtër: “Më 13 dhjetor 2012 kam marrë një email nga këshilltari ligjor i American Chartered Bank, që thotë në mënyrë eksplicite dhe kategorike se banka nuk ka lëshuar asnjë garanci në mbështetje të ofertës së Vetro Silk Road për Albpetrolin”. I dyshimtë është në këtë histori edhe roli i konsulentit amerikan Patton Bogs. Por nga ana tjetër, Kokalari thotë se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri nuk duhet të vijë si kërkesë e të huajve qoftë dhe BE-ja, por si thirrje emergjente e vetë shqiptarëve me votën massive të 23 qershorit. “Në të kundërt”, thotë ai, “nëse Rama e toleron Berishën, ai shumë shpejt do ta humbasë besimin e shqiptarëve dhe të partisë së vet”.
a.k
Comments
Geri Trushpelarin ka vite
<p> </p><p>Geri Trushpelarin ka vite qe nuk e merr njeri seriozisht me perjashtim te ndonje mediumi edhe me tru shpelare se vete Geri</p>
Gary Kokalari eshte nje
Gary Kokalari eshte nje shqiptaro-amerikan i rralle, njeri qe ka huqet e veta, por i ndershem dhe atdhedashes, pavaresisht se nuk ka lindur ne Shqiperi.
Ai e do Shqiperine dhe deshiron ta shohe ate te perparoje e te jete demokratike. Fatkeqesisht, Shqiperia eshte e mbushur me mendje ndritur qe kaloj e kohen duke share ne komente pa u marre aspak me vleren e saktesine e argumentit.
Gary mund te jete financier, por qeveria, po te ishte e ndershme, do duhej ta kerkonte per keshilltar mbasi eshte i ndershem dhe i drejte.
I them keto pa partizanllek partish e plehurinash ne Shqiperi. I them se e kam njohur dhe ndonese nuk e kam mik ia shqiptoj emrin me respekt.
Mos po ben gol o Kokopalar se
<p>Mos po ben gol o Kokopalar se ministrine e ekonomise e kishte ne ate kohe ministri i parise se rilindjes swe dyte , pra LSI se Metes me bllok ne dore </p>
Nuk e kuptoj pse nuk e keni
Nuk e kuptoj pse nuk e keni postuar nje koment pozitiv timin per Kokalarin. Nuk kishte asnje fyerje apo insinuate negative. Apo pikerisht kete kerkonit?
Add new comment