Raporti TI. Skandali nuk qëndron te vendi 116, por tek pohimi: Shteti ka akses tek droga e prostitucioni!

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 11:28

Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Shqipëria thellon më tej nivelin e korrupsionit. Vendi ynë zbret nga klasifikimi tre vende më poshtë se viti 2012, duke u renditur në vendin e 116-të, në të njëjtin nivel korupsioni me Nepalin dhe Vietnamin, si dhe duke mbetur pas Nigerisë, Etiopisë dhe Indonezisë. Po çfarë specifikash vëren raporti për këtë vit? “Në Shqipëri korrupsioni po shfaqet me një fizionomi të re, e cila ka gjetur një shtrat politik favorizues, duke u paraqitur me karakteristika të tilla, siç janë sistemi i ri i pastrimit të parave, financimi i partive dhe fushatave elektorale nga biznese të paligjshme, kapja e shtetit nëpërmjet kontrollit të sistemeve të Prokurimeve dhe privatizimeve, aksesi shtetëror në trafiqet e lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore, monopolet ekonomikë në sektorët strategjik të ekonomisë, paprekshmëria dhe imuniteti i krijuar i zyrtarëve të lartë ndaj ligjit dhe sistemit të drejtësisë, moszbatimi i ligjit dhe mungesa e kulturës së ndëshkueshmërisë në vend", theksoi Inesa Hila, koordinatorja e programit.

Nëse shumëçka nga fjalitë e mësipërme ngjajnë të përsëritura, ajo që bie veçanërisht në sy, është pikërisht Aksesi Shtetëror në trafiqet e narkotikëve dhe qenieve njerëzore! Thënë ndryshe, drogën dhe prostitucionin e menaxhon (ose është ortak) “shteti”! Më qartë se kaq… 

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.