Qeveria Rama vendos: Dëmshpërblim i plotë (edhe) për banorët e “pallatit të Lulit”

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 12:46

Teksa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar një kallëzim penal për pallatin e ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, të njëjtën ditë qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e banorëve që kanë blerë apartamente në kompleksin ‘Jon’. Qeveria ka vendosur të shpronësojë familjet që preken nga prishja e ndërtimeve të hoteleve e banesave buzë detit, dhe do të ndjekë të njëjtën praktikë dhe për kompleksin e shumëdiskutuar. Këtë zgjidhje e pati përmendur pak ditë më parë edhe ministri Arben Ahmetaj. Sipas vendimit të qeverisë, pronarët do të kompensohen me vlerën e plotë që kanë shpenzuar për banesat (mbi katër milionë usd), ndërsa shtohet se afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013.

Vendimi i plotë:

Vendim i Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen e Këshillit të është marrë vendimi për shpronësimin për interes publik të objekteve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë- Tuneli, bashkia Vlorë. Ky vendim shpreh vullnetin e Qeverisë shqiptare për të garantuar pasuritë e qytetarëve, të cilët në mirëbesim kanë blerë prona private që ndodhen në këtë vijë bregdetare.

V E N D I M

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, OBJEKTE, QË PREKEN NGA REHABILITIMI MJEDISOR I VIJËS SË MBROJTUR BREGDETARE, UJË I FTOHTË - TUNELI, BASHKIA E VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 8, shkronjat “ç” e “ë”, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të vendimit nr.1, datë 8.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të planit të integruar sektorial për brezin bregdetar”, dhe të vendimit nr.1, datë 23.6.2004, të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë (KRRTRSH), “Për miratimin e planit të qendrës së Vlorës”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban e Turizmit dhe të ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë - tuneli, bashkia e Vlorës.

2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

3. Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh, të përballohet, përkatësisht, 362 919 230 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 (njëqind milionë) lekë nga fondi i kontingjencës.

5. Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara të kompensohen, për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013.

7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe bashkia e Vlorës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Comments

Submitted by hrubesh (not verified) on

po bashes asnje qindarke ama, plus te gjobitet per shkelje te ligjit

Submitted by dritan (not verified) on

Ore po keta sikur nuk kishin leke per indvalidet dhe tani paskan per te prishur e shpronesuar ???

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte maskarrallik, nqs keta maskarenj bene ndertime pa leje, dhe tashti Edi do qe populli te paguaje "cmimin e plote"? Pra keta plehra do shkojne ne shpi me fitim - sepse sic e dime te gjithe, asnji ne ate pallat nuk ka paguar cmim tregu per apartament ...te gjithe jane njerezit e Sales.

Me kete levizje Edi po thote se populli do i dashka te paguaje per cdo paudhesi, maskarrallik dhe korrupsion qe ka bere Sala me soj e sorrollop..??

Kjo eshte Rilindja ? Rrofsh o Edo se na e fute...!

Submitted by Ben Cerriku (not verified) on

Si puna e gerdecit. Sala i vrau ene poplli pagoi faturen e demtimeve etj. Gjithmone ne shqipni poplli pagu faturen e politikanve te korruptu. kta plehra dalin gjithmon pa lag.

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

kjo eshte si a denimi i asaj buces plak nexhmijes per kafe, keto "qeveri" te ngordhura si bien dot ne ane te drejte dhe te thojne korrupsion se jane te gjithe njelloj dhe perdorin kete ligj qe ska lidhje fare me luftimin e korrupsionit, mashtrimit, rushfetit, por perdoret kur shteti merr dicka per interesa publike dhe kompeson pronarin per demin. Por tani taksapaguesi shqiptar (o sa mjer me qen shqiptar oe oe ) do te pagoje ate hajdutin qe e vodhi gjithe bregdetin, ndertoje pa leje dhe me ryshfet dhe tani demshperblehet nga populli, ( dhe o zot sa idiota qe jane atje ne kryeministri nga i pari tek i fundit, ) nga fondi reserve i kryeministrise, qe ne vend te perdoret per shkolla e spitale, perdoret per te paguar korrupsionin dhe mafian ne albanistan.   o sa mjer me qen shqiptar oe oe

Submitted by Llogaritari (not verified) on

Po i shproneson me 370 euro m2? Ka filluar po tall menderen piktori....

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

4,6 milion dem ndaj shtetit kush do i paguaje? Edhe me fut gjithe bashkine, gjykaten dhe hipoteken e Vlores ne burg e prape nuk paguhen. Sigurisht qe Rama e Meta nuk e paguan nga xhepi i tij kete fond se do flisnin ndryshe.

Submitted by filani (not verified) on

lexo piken 5 i uruar, thote nese paraqesin dokumentacionin ligjor per pronesine, qe asnje nuk e ka, pasi dokumnetacioni rezultoi i falsifikuar..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.