Dy ministre që shkëmbejnë letra

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 03:05

Gazeta “Panorama” rrëfen sot për publikun një copëz nga komunikimi institucional mes ministres Milena Harito dhe ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Kjo e fundit kërkonte sqarime mbi numrin e punonjësve të larguar nga puna dhe si duket në shkresë i ka shpëtuar një lapsus drejtshkrimor. Ministrja nuk ka munguar që të vërë në dukje në përgjigjen e saj pikërisht këtë gabim, për të pritur përgjigjen e Bregut sipas së cilës ministrja Harito është “analfabete funksionale”. Panorama e ka trajtuar me hollësi “argumentin”, ka dhënë faksimilet përkatëse, duke shtuar në fund edhe një epilog thuajse komik: Bregu i është ankuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Për t’i vënë emrin e duhur, nuk është e tepërt të thuhet se ky komunikim ka një ambalazhim disi femëror, që ngrihet mbi përmbajtjen e letrës në vetvete, e që në fakt është shqetësimi real. Na kujtohet të gjithëve sesi zhurmonte parlamenti nga sharjet në buzë të mikrofonit, aq sa u bë diçka normale. Ndaj edhe vjen kaq i ndryshëm, ky lloj i ri, epistolar,  i frymëzimit ndaj kundërshtarit.

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E pashe tek Panorama. Me ndjeni, po nese Harito zgjedh te zgjedhe ne nje leter-kerkese nje typo e ta bej ate kaq qendrore, kjo tregon shume per hariton, vanitetin dhe arrogancen e saj. Ndoshta Harito duhet te kujtoje se kjo lloj sjellje dikur do i kthehet asaj vete ne Bumerang.

Njerez te papjekur!

Submitted by Gimi (not verified) on

Po ajo sikur eshte shkalluar jashte?

Infinitisht e papjekur dhe harbute.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Hej mos e shani kete Hariton....soj-sorrollopi i saj e ka pasur gjithmone nje dore ne bakllava, dhe nje ne revani, dhe po te kishte pasur dhe nje dore te trete me siguri do te kishin gjetur ndonje tepsi me kadaif per ta futur.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.