Britania kërkon ndryshimin e rregullave për lëvizjen e lirë në BE

Britania e Madhe është vënë në lëvizje për të ndryshuar regjimin e lëvizjes së lirë në hapësirën evorpiane. Sekretarja për Çështjet e Brendshme, Theresa May pritet t’u kërkojë ministrave evropianë rishikimin e rregullave, për shkak se sipas saj, aktualisht fluksi migrator po ndryshon balancat. “E drejta për të përfituar nga tregu i punës nuk duhet lejuar që të çojë në migrim masiv”, është shprehur ajo. May ka shkuar edhe më tej kur ka sqaruar se për këto ndryshime, Britania po synon të kontrollojë zhvillimet e së ardhmes. “…ne duhet të ngadalësojmë të drejtën e hyrjes së plotë në tregun e punës së vendeve tona, deri sa të sigurohemi që kjo nuk do të çojë në megrim masiv”. Një kuptim i këtij parashtrimi është fakti se kriza europiane, që preku kryesisht vendet e Europës Jugore, po ndryshon tregun e punës në vendet më të zhvilluara, për shkak të “emigrantëve” të eurozonës. Gjithsesi edhe në këtë pikë ka një ndryshim pikëpamjesh mes Britanisë dhe BE-së. “Rregullat tona të BE-së janë të mira dhe do mbeten-vendet anëtare duhet t’i zbatojnë ato që të ulin abuzimet”, tha Komisionieri Europian për Drejtësinë, Viviane Reding.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/uk-politics-25226760
s.z
Add new comment